Një banor nga Juniku ka raportuar se në fushën e tij ka hasur në mjetet të dyshuara shpërthyese.

Njësiti policor e ka siguruar vendin e ngjarjes para se njësiti për deminim i FSK-së të largojë mjetetet e pashpërthyera.

Juniku si zona më e dëmtuar nga lufta, ka qenë gjithashtu edhe zona më e minuar. Kjo ka mbetur si shenjë hakmarrje nga ana e forcave serbe, për shkak se thyerja e Armatës Jugosllave, në aspektin e këmbësorisë, u nis mu përmes Junikut.