Dega e LDK-së në Junik përmes një komunikate për media ka ngritur zërin për gjendjen e keqe në infrastrukturën e rrugëve lokale dhe projektet tjera.

Në komunikatë thuhet se qytetarët e Komunës së Junikut po ballafaqohen çdo ditë me një degradim të projekteve të realizuara në këto vitet e fundit nga qeverisja e AAK-së në Komunën e Junikut e udhëhequr me Kryetarin Agron Kuqi.

“Më së miri tregojnë faktet për gjendjen e keqe të rrugëve lokale dhe projektit të Shtratit të Lumit Erenik, projekte të cilat kanë pësuar për mos planifikimi dhe menagjim të duhur dhe në keqëshpenzimin e dhe keqpërdorim të parasë publike në projektet kapiatale.

Kjo keqqeverisje është reflektuar edhe në shpenzimet e buxhetit për nënte mujorin e këtij viti të pasqyruara në raporti financiar, tregon gjendjen e keqe të kësaj qeverisje. Ku të hyrat vetanake të realizuar rreth 61,000.00 Euro, ndërsa shpenzimet e realizuara për telefon, dreka zyrtare, nafte për automjete, udhëtime jashtë vendit, riparime të automjeteve, rryme dhe dënime për konteste gjyqësore janë rreth 81,000.00 euro, shpenzime të cilat janë në disproporcion me të hyrat vetanake.

Edhe për kundër që Kryetari i komunës ka premtuar qytetarëve qeverisje të mirë dhe transparente ai është fokusuar në instalimin e klientelizmit dhe familjarizimit ne të gjitha institucionet Komunale si arsim, shëndetësi dhe në administratën Komunale, ku ka mbetur peng i këtyre kategorive.

Dega e LDK-së në Junik edhe një here i bën thirrje Kryetarit që të adresoj kërkesat e qytetarëve dhe të mos i keqpërdor asetet komunale për nevojat personale gjatë orarit dhe pas orarit të punës”, thuhetë në komunikatën e LDK-së./BS